
Në korrik të vitit të kaluar, Jayceon Taylor, emri i vërtetë i The Game, është përleshur me familjarët e tij në lidhje me shpenzimet e varrimit të Shannon Johnson.
Ndërsa më vonë reperi është arrestuar, pasi që Robert ‘Kirky’ Kirkwood kishte ngritur akuzë, sipas të cilës The Game e kishte goditur.
Sipas TMZ.com, tani do të mbahet gjykimi i këngëtarit, i cili duhet të japë përgjegjësi për disa “lëndime të rënda dhe të përhershme” që ia ka shkaktuar Kirkwoodit.