Elvana Gjata: Dashuria është jetë

Postuar më 5 Gusht 2009 në kategoritë Vip. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Në një intervistë për shtojcën “Summer Pages”, këngëtarja Elvana Gjata ka refuzuar të flasë për të dashurin e saj porse ka lënë të kuptohet se ndihet shumë mirë në lidhjen e saj.elvanagjata_dardhaniacom

“Kam nevojë që edhe unë të kem jetën time private, por mund të them që ndihem shumë mirë”, është shprehur këngëtarja duke shtuar se dashuria është jetë dhe se investon shumë për të.

Elvana së fundmi është prezantuar me një këngë ndryshe nga stili i saj i mëparshëm- “Hitech”.

“Në fakt, ‘Hitech’ përfaqëson stilin e muzikës që bëj, por muzika evoluon nga dita në ditë dhe krijon përshtypjen e një stili të ri. Më pëlqen që të vij gjithmonë ndryshe duke ndryshuar imazhin tim gjithmonë me profesionalizëm”, shton Elvana.


Një koment për “Elvana Gjata: Dashuria është jetë”

  1. rinaMaj 4th, 2010 - 18:30

    ELVANA je njesh zemer te dua shum dhe ke te drejt dashuria eshte jeta jon.

Komento