Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Tanzanisë (vendi i 93-të) dhe Sirisë (95), ndërsa në atë evropiane midis Islandës (40, 358 pikë) dhe Malit të Zi (42, 339 pikë). Renditja më e mirë e Shqipërisë në vitin 2009 është ajo e muajit janar: vendi i 78-të.
Kombëtarja shqiptare rifitoi një vend në renditjen e FIFA-s për muajin gusht 2009. Nga vendi i 95-të (korrik) kuqezinjtë e trajnerit Josip Kuzhe, tashmë ndodhen në vendin e 94-t në ranglistën botërore, duke pasur 347 pikë.
Në renditjen specifike europiane Shqipëria vazhdon të ndodhet në vendin e 41-të nga 53 federata futbollistike që bëjnë pjesë në UEFA.
Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Tanzanisë (vendi i 93-të) dhe Sirisë (95), ndërsa në atë evropiane midis Islandës (40, 358 pikë) dhe Malit të Zi (42, 339 pikë). Renditja më e mirë e Shqipërisë në vitin 2009 është ajo e muajit janar: vendi i 78-të.
Në muajin gusht, Kombëtarja jonë do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Tiranë me Qipron (12 gusht), përpara se të përballet me Danimarkën (e 15-ta në Botë, e 12-ta në Europë), më 9 shtator në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, që mbyllet me Suedinë në Stokholm (14 tetor), që ndodhet tashmë në vendin e 41-të në FIFA dhe të 24-t në UEFA.
Qipro, ndaj së cilës do të përballemi për herë të katërt (të gjitha miqësore) ndodhet në vendin e 73-të (445 pikë) në renditjen e përgjithshme dhe në të 37-in në atë të UEFA-s.
Takimi i 12 gushtit do të jetë ndeshja e katër miqësore me ishullorët e “Afërditës”. Në tri të parat, kemi humbur dy (në Qipro) e barazuar një në Tiranë. Takimi i parë daton, më 19 gusht 1998, ku kemi humbur 3-2 në Nikosia, i dyti është luajtur në Tiranë, më 15 gusht 2000 (0-0), ndërsa i treti dhe i fundit, më 18 gusht 2004, ku kemi humbur 2-1 në Qipro.
Brazili në krye të botës
Brazili edhe këtë muaj është në krye ranglistës botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare për muajin gusht me 1624 pikë. Skuadra e drejtuar nga Dunga ndiqet nga Spanja (1590 pikë), ndërkohë që në podiumin e tre më të mirëve është edhe Holanda (1379 pikë).
07/09/2009 at 17:54
Shqiperia mund ne qemal stafa Danimarken me rezultat 2-1. Kurse kunder suedis del barazim…………
10/09/2009 at 14:14
shipria duhet te jet ne vendin e par para brazilit e para krejtve se aht ma meri se se te gjita
dhee ka luajtur ma mir se danimarka por nuk pat fat me fitu