Postuar
më 15 Gusht 2009 në kategoritë Futboll.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
You can leave a response, or trackback from your own site.
Emmanuel Adebayor ka shënuar pas më pak se tre minutash lojë nga debutimi i tij në me fanellën e Manchester City në Premier League, për të ndihmuar këtë ekip të shënojë fitore 2-0 në udhëtim ndaj Blackburn Rovers.
Sulmuesi nga Togo i dha një fillim të përkryer Cityt për sezonin 2009/10, duke shënuar golin e parë të ‘qytetarëve’ pas 150 sekondash lojë, për të treguar se pse ky ekip harxhoi 25 milionë funte për shërbimet e tij.
Ky ishte goli i nëntë që Adebayor i jep portierit të Blackburnit, Paul Robinson, pesë më shumë se që i ka shënuar në rrjetën e tash bashkë-lojtarit të tij, Shay Given.
Edhe pse Blackburn dominoi lojën, me më shumë raste për shënim, ishin sërish mysafirët që shënuan. Mesfushori Stephen Ireland vulosi fitoren në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke dërguar topin prapa rrjetës së Robinson. /Aftonbladet/