
Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga vendimi i tij për konfiskimin e targave serbe. Përkundër kërkesë së EULEX-it Rexhepi, thotë se nuk heq dorë nga vendimi tij ndërsa porosit EULEX-in që të merret më shumë me çështjet e sundimit të ligjit dhe jo me deklarata politike.
“EULEX, nuk ka mandat ndërroi urdhrin, këtë duhet të dijë edhe Ivanoviq, unë nuk lëviz nga ky vendim deri sa të vije zyrtarisht me shkrim se Serbia ka nisur të mos prodhoi më tabela për pjesën e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për RTK-në. Sipas tij ai nuk është duke tentuar që të ngrit tensione më këtë çështje, por tha se kur është në pyetje sundimi i ligjit nuk ka kompromis.
Ndërkohë sot ne media është shkruar se Qeveria e Serbisë nuk do të lëshojë më targa të veçanta për makinat e serbëve-kosovarë, e as Policia e Kosovës nuk do të konfiskojë 186 targat e reja, që janë lëshuar në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës. E gjithë kjo është bërë në bazë të një marrëveshje të pashkruar në mesë të Serbisë, institucioneve ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës.