Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigjur deklaratave të Hashim Thaçit se “do ta zhvilloj edhe Prishtinën siç ka bërë me Kosovën”. I pari i komunës më të madhe në Kosovë, Mustafa ka paralajmëruar kryeministrin dhe kryetarin e PDK-së ti mbaj duart larg sepse do ta katandiste edhe Prishtinën siç ka bërë me Kosovën.
“Nëse Thaçi pretendon ta qeverisë edhe Prishtinën, nuk do të bënte asgjë tjetër pos ta katandiste atë siç ka bërë me Kosovën”, ka thënë Mustafa. Ai ka pritur përfaqësuesit e mediave në konferencën e fundvitit. Mustafa ka falënderuar mediat për raportimin korrekt dhe punën profesionale gjatë vitit 2010.