Brenda vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të fillojnë të pajisen me pasaporta biometrike. Një fakt të tillë e pohon Artan Duraku, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Por këshilltari Duraku shpjegon se qytetarët e vendit nuk kanë nevojë të ndërrojnë pasaportat e tyre valide, të cilat kanë filluar të lëshohen vitin e kaluar.
Sipas tij, shtetasve të Republikës së Kosovës nuk iu duhet të dynden dyerve të komunave për të marrë patjetër një pasaportë të tillë. “Ato pasaporta janë valide për dhjetë vjet. Në këtë rast, nëse një shtetas i Kosovës që jeton në Gjermani, ka vizë në pasaportën e tij, ai nuk ka nevojë ta marrë atë biometrike, pa i skaduar afati të parës”, shpjegon këshilltari Duraku për Express.
Por në rast se një qytetar i Kosovës ka pasaportë aktuale valide, por për shkak të lehtësisë së marrjes së një vize, mendon të marrë pasaportë biometrike, atëherë kjo është çështje tjetër.
Procedurat të cilat i paraprijnë fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike, e cila është njëra nga kushtet kryesore që nevojitet për liberalizim të vizave, tashmë kanë filluar.
Zyrtari i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme shpjegon se deri në vjeshtë, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale do të dërgohet për procedim të mëtejshëm.
“Kjo procedurë pritet të fillojë në shtator të këtij viti”, saktëson këshilltari Duraku, duke shtuar se hapat e mëtejshëm në lidhje me këtë çështje do ta varen nga rekomandimet që dalin nga studimi i fizibilitetit.
Megjithëkëtë, ende nuk është caktuar se kush do ta kryejë këtë studim, i cili shihet si mjaft i rëndësishëm sa i përket ndryshimit të pasaportave. “Ky studim kryhet ose me kapacitete të brendshme ose me ato të jashtme. Në rast se kryhet me kapacitete të brendshme, këtë do ta bëjë Ministria e Punëve të Brendshme përmes departamenteve të saj”, shpjegon këshilltari Duraku.
“Mendoj se ky raport do të përfundojë para se Komisioni Evropian të dalë me raportin e vet të paralajmëruar për Kosovën në vjeshtën e këtij viti”, thotë zyrtari i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe pasaportat biometrike pritet të prodhohen jashtë vendit, ndërkohë që këto aktualet janë duke u shtypur në Lajpcig të Gjermanisë nga një kompani gjermane.
Zyrtarë të MPB-së sqarojnë se tash për tash ende nuk është caktuar çmimi sa do t’i kushtojë një qytetari marrja e një pasaporte biometrike. “Pasaporta biometrike është në njëfarë mënyre, grumbullimi i të gjitha të dhënave në një çip elektronik”, shpjegon këshilltari Duraku.
Lexoni artikullin e plotë ketu
23/09/2009 at 18:51
zotri duraku ne ne te vertet gjindemi ne diaspor por si mund te na tregoni se ska nevoj per pasaporta biometrikes se edhe ne qe jemi ne diaspor me dasht me pas nevoj per udhtim pertej vendit ku jetojm na vyn viza e ne po e kuptojm qe me pasaporta biometrike lirshem udhtojm se as mu personalisht ma e para nuk pom pershtatet pse nuk ka hala konzullata ku banon shumica shiptare sidomos mir asht te gjith vendet por s.p.gjermoni e zvicer asht shumica shiptarve te kosoves ju lutemi presim pergjigjen tuaj ose personalisht te pajazitit
14/02/2010 at 16:59
per mendim timin nuk ma merr mendja si be na len si nji pik te zez se marre esht per evropen me na lan po edhe qeverija e kosoves duhet me punu shum se kerkush nuk vjen me punu ne shpi tane nese ti nuk mundohesh me punu
12/05/2010 at 20:28
per mendimin tim ne ralizimin e pasaporteve biometrike asht 1%1 sepse ka shum debate por pak veprime dhe ju kisha lut kopotentve te ministris te mbrendshme te mirret me punt e venit brenda per brenda e jo te perzihen me thyrje politike dhe ulje moralit ndaj partive jam nje banor edheun dhe injek lajmet e kosoves por kurr nuk flitet per ne pik shpresje te punes dhe rritjes se zbutjes se pa punssis ne qdo komun dhe ata nuk poj baj me emer jan duke u rrit krimi dhe jo punet se po te kishte pun nuk i kishte intersuar as nje qytetari punt e huja dhe kishen kqyr punen e vet dhe per at jam nje emigrant nga italia dhe fl zotit qe ikam ralizu mundesit e mija per nje ponsim te perhershem ne itali qe te muj tiu jap mundesin famive te mi per shkollim dhe dieni me te lart por i uroj te gjith kosovaret qe ti ralizojn edhe ata kushtet e veta qe te mos presin shum nga fjalt e kota e qdo punojsi i parlamenti apo te komunes por medoj je gje se populli asht aj qe munet te ndyshon situaten ne kosov edhe te mos te bahen te verbur por te thullojn trurin dhe te reagojn me koh e te mos jesin viktim e te korroptureve .JU FALEMENDERIT PER MIR KUPTIMIN PER TE GJITH LEXUSIT
08/06/2010 at 20:43
PARA DO DITE ESHT PERMENDUR SE NE VJESHT DO TE FILLOJN TE JAPIN KETA PAS BIOMETRIK POR NIHER ESHT PROBLEMI ME TENDER SHUMMMMMMM PROBLEM I MADH THOJN KETA QEVERIS SI NA KNAQEN KREJT : MALI I ZI PAS PAVARSIMIT NJE MUAJ FILLOI TE LESHOJ PAS BIOMETRIK KURSR PER NE DUHET TENDER QE SGJAT se paku 6 MUAJ POR KJO ZVARRITJE DHE RREN SE KETU NUK KA NEVOJ PER TENDER; UN KAM BER TERMIN NE KONZULL TE SERBIS DHE DO TE PAJISEM PERSERI ME PAS SERB DHE DO TI KQYRI QYSH MA QET MA MIR MU PER INTERESAT PERSONALE SE EDHE UN KAM QEN KONTRIBUS DHE PATRIOT NIFAR KOHE PO SOT KUR TE MBRRIN NE KUFI TE KOSOVES ME SHUM TE MALTRETOJN KETA HAJNAT E HASHIM THAQIT SE SHKIJET E JU QKULSHA NE PASOSH TE MAGJUPVE BILE I SHKIJEVE KA MA VLEFT.
06/07/2010 at 21:43
mir mu pais po me kan mos me shenu ne pass tjtr gjuh pos shqip edh anglisht mos me qit at gjuh tflliqt?
17/08/2010 at 19:12
po krejt thjesht pasaportat serbe mund ti nxerrim si gjitheher kudo ne konzullata keta hajnat e kosoves nuk kan koh me punu ose me shpejtsu keto probleme pasaportash bile me pasaport serbe nuk nevojitet viza per kriminelet kroat qe bashkpunojn me qeverin e kosoves qe ju shesin viza per te kaluar kroacin ka shum pun te ndyta qe ben kjo qeveri kriminale un per vete kam nxierr pas serbe biometrike dhe shikoj interesin tim personal qysh ma qet ma let e jo ne te paraqitem patriota e keta krimi9nelat tan vjedhin dhe bashkpunojn dhe pasurohen me serb ,
22/08/2010 at 11:41
NJE KONSULLAT SIQ ESHT NE BERLIN PER KOSOVARET EKZISTON KOT PERSONALISHT PER VETE SE STUTTGARTIN E KAM 30km KU ATY MUND TE MARR PASAPORT BIOMETRIKE SERBE QE DO TE THOT INTERES PERSONAL QYSH TE ME BJE ME LEHT E ME MIR E PATRIOTIZMIN SIQ THOJN KETA POLITIKANT E VET TE BADSHKPUNOJN E VJEDHIN BASHK ME SERB; TE PA AFT QYQANA HAJVANA HAJNA KETO I KAN KETA SHIKOJENI INERTERESIN PERSONAL E MOS I PRITNI KETA MUTA HER ASHTU HER KESHTU ME RREN E FJAL BOSHE SI GJITH HER: MUHARREMI GJERMANI
24/08/2010 at 00:41
valla be vllazen sedije veq me hy mej lexu keto komente te ministerave te kosoves edhe shqiperis turp turp skem politikana as dreq mallkun net shkojen pse be vella pona rreni pse po e rreni ket popull te mijerushum aiiiiiiiiii o ska sen ketu bre o vella as ketu as shqiperi se sekan synin keta me punu per popull po qysyh me vijedh anej kenej qysh mej mashteru populli mej bo qef o su met mej besu ketyne sa qati shkavit karit flliqet qe u kan ket vend keta jan mate zi se magjupt ska sen kome aredh edhe viti 2030 e kurr skome ndodh ajo qe na jem tlir na jemi met izolun per ton jeten deri ti hiqmi keto kafesh qe jon qeverisjije o vllazen
24/08/2010 at 00:50
mijerim o me ket qeverin e kosoves o mej mar keta pej keryetarit e deri ministra e depotet hamoma meni fijal mu shpreh palidhje kejt ikan pasaportat biometrik pse ikan se keta ikanmar motiiiiiiiiiiiiiiiiiii naper merdare e naper serrbije po qyshtu keta ekan mir ekan se kan me humb gjith ket rinije e mej detyru me shku naper beograde mej mar pasaportat e shkive e me mar nenshtetesi s errbije edhe prap kur te nalesh te analizojesh skan faj se se ska pun ska ekonomi nijerzit detyrojhen me dal prej ketu me gjet naj pun naj mej mbajet familet e veta e na tash kejt popelli sun qohemi mu ba kryetar kryeminister e ministera me vijedh popellin e vet shtetin e vet o boll ma me keto r rena dallavere he ropt jav qifesha e gerat qaj keni ne shpija se sat jav lyn buzet e tijav lagin me kapak pare qeta amerikan d reqn juve si ministera keryetar kryeminister sat jav jepin kapak pare edhe gerat shpi kan me aredh mejav nxon qasi klloshar jeni ju uen thijeshet sbesoj ne ta jo veq une po kerkush hiq ska ma najkan bo referat poezi ket jet gjdo her tu e dhan repriz repriz keto rrena qe 10 vite mbaroje lufta qa bonen sen hiq veq nije qa ekan mesu ne tendere me vijedh bile mir keshtu me miljon rrug jan mesu me shetu ura me ndertu qka qeter se hiq keta far pisash deri dije jan kon bari sot udheqin shtet pa as ni dit shkoll kejt malok karit jon ropt jav qifesha mun