Postuar
më 7 Gusht 2009 në kategoritë Kosovë.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
You can leave a response, or trackback from your own site.
Gjenerata e parë e kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka diplomuar të premten. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i FSK-së Fehmi Mujota dhe komandanti i kësaj force Sylejman Selimi.
Ministri Mujota tha se diplomimi i gjeneratës së parë të oficerëve të FSK-së do të thotë shumë për Forcën e Sigurisë, e cila po plotëson të gjitha kapacitet për sigurinë e vendit.
Mujota, të enjten, në njëvjetorin e themelimit të kësaj ministrie tha se qeveria e Kosovës po angazhohet që të ndërtojë kapacitetet e saj të sigurisë. Ai tha se kjo do të vlerësohet në kohën e duhur në bazë të strategjisë së përbashkët me NATO-n.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. /rtk/