Greqi, vetëvaret shqiptarja në dhomat e komisariatit

Postuar më 6 Gusht 2009 në kategoritë Lajme, Rajoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Iraklio – Një emigrante shqiptare është gjetur e varur në rrethana misterioze në komisariatin e policisë greke në Hersonisos të Kretës mëngjesin e të mërkurës.Hanged

Policia helene deklaron se gruaja 28-vjeçare ka varur veten me një llastik të hequr nga rrobat e brendshme, për arsye që ende mbeten të pazbuluara. Viktima, emri të cilës nuk bëhet publik, ishte arrestuar një ditë më parë nga agjentët e policisë pranë banesës në zonën turistike Malia. Shkaku i ndalimit të saj ishte mungesa e dokumentacionit, dhe pritej që të fillonin procedurat për kthimin e saj në Shqipëri.

Drejtoria e Policisë së Kretës thotë se 28-vjeçarja u gjet nga roja i shërbimit disa orë pas kryerjes së aktit fatal, pikërisht në kohën që ai po fuste në qeli disa turiste britanike, të ndaluara për prishje të qetësisë publike.

Kjo drejtori mësohet se ka hapur një hetim lidhur me mungesën e monitorimit të personave të ndaluar. Me urdhër të prokurorisë së Iraklios, shefi i rajonit dhe polici i shërbimit u pezulluan nga detyra, deri në zbardhjen e ngjarjes.

Mbas ekzaminimit mjeko-ligjor, trupi i viktimës do të dërgohet në Shqipëri. /Start/


Komento