Facebook prish dashurinë

Postuar më 15 Gusht 2009 në kategoritë Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Rrjeti i famshëm social, Facebook, i cili ka 250 milionë përdorues në botë, mund të jetë i rrezikshëm në stabilitetin e lidhjes suaj të dashurisë, pohojnë rezultatet e hulumtimit të bërë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Gelf (Kanada).facebook

Shkencëtarët kanë ardhur në këto rezultate pasi ata kanë analizuar sjelljen e 308 nxënësve të moshës 17 deri në 24 vjeç, ndër të cilët 231 ishin vajza dhe 77 djem, dhe të cilët kanë profilet e tyre në Facebook.

Në fillim të hulumtimit 50,5 për qind e pjesëmarrësve ishin në lidhje serioze, një e treta e tyre nuk ishin në lidhje dashurie, dhe 8,3 për qind e tyre kishin një lidhje me një apo më shumë partnerë.

Megjithatë, hulumtimi tregoi se koha e kaluar në zbulimin e “veprimeve” të partnerit në këtë faqe e rrit xhelozinë dhe dyshimin, ndërsa pjesëmarrëset femra në këtë studim, të cilat kanë kaluar më shumë kohë në monitorimin partnerëve të tyre, ishin më xheloze se burrat.

Pra, nëse ju keni një profil në këtë faqe, kini kujdes kur të vendosni dikë në listën e shokëve tuaj, si dhe vlerësoni mirë fotot që postuat, ndërsa më së shumti kushtoni rëndësi statusit në llogarinë tuaj, si: në lidhje, i/e lirë, i/e martuar etj.


Komento