Postuar
më 6 Gusht 2009 në kategoritë Bota.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
You can leave a response, or trackback from your own site.
Një traget pasagjerësh është mbytur në brigjet e ishujve Tonga në Oqeanin Paqësor, ku rezultojnë të humbur rreth 50 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë. 
Trageti ishte duke udhëtuar mes kryeqytetit të arkipelagut Nuku’alofa dhe ishujve të tjerë. Arsyet e mbytjes së tij janë ende të paqarta.
Ne traget gjendeshin 49 pasagjerë dhe 30 anëtarë të ekuipazhit, ku një pjese e tyre janë shpëtuar. Deri tani policia e Tongas ka bërë të ditur se ka gjetur të pajetë vetëm trupin e një burri. /Start/