Postuar
më 4 Gusht 2009 në kategoritë Kulturë, Shqipëri.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
You can leave a response, or trackback from your own site.
Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit kanë zbuluar gjurmë të kalasë së Grezhdanit në rrethin e Dibrës.
Faza e parë e këtij zbulimi arkitekturor konsiston në gjetjen e gjurmëve të hyrjes lindore të kalasë, me një sipërfaqe prej rreth 1200 metrash.
Sipas historianëve, kjo kala përfaqëson një ndërtim të shekullit të katërt. Ky zbulim ka bërë që të nisë një projekt nga Ministria e Kulturës, pasi Kalaja e Grezhdanit në Dibër është një nga kalatë më të mëdha në vendin tonë, madje edhe në Ballkan.