Postuar
më 4 Gusht 2009 në kategoritë Ekonomi, Shqipëri.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.
You can leave a response, or trackback from your own site.
Muaji korrik ka shënuar një fluks rekord të lëvizjes në doganën e Morinit, por edhe në dogana të tjera më të vogla në verilindje, që lidhin Shqipërinë me Kosovën. 
Gjatë periudhës nga data 1 deri më 30 korrik 2009, në doganën e Morinit (kryesisht) është shënuar fluksi më i madh i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve që nga viti 2000. Sipas burimeve nga policia e kufirit, e cila bën kontrollin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe të mjeteve, gjatë korrikut janë shënuar më shumë 540 mijë persona në hyrje dhe dalje, si dhe rreth 150 mijë automjete.
Fluksi më i dendur ka qenë në javën e fundit të korrikut, me rreth 22 mijë persona në ditë, gjithashtu në hyrje dhe në dalje të marrë së bashku. Në pjesën dërrmuese, udhëtarët kanë qenë turistë kosovarë.