Katër shqiptarë nga Kosova, përfshirë një fëmijë, kanë humbur të shtunën jetën në një aksident komunikacioni në Pirovac të Kroacisë, 280 km në jug të Zagrebit. Ata kanë humbur jetën kur automjeti me të cilin po udhëtonin, furgon me targa të Gjermanisë, ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur disa herë.
Emrat e të vdekurve, dy [...]
Iraklio – Një emigrante shqiptare është gjetur e varur në rrethana misterioze në komisariatin e policisë greke në Hersonisos të Kretës mëngjesin e të mërkurës.
Policia helene deklaron se gruaja 28-vjeçare ka varur veten me një llastik të hequr nga rrobat e brendshme, për arsye që ende mbeten të pazbuluara. Viktima, emri të cilës nuk bëhet [...]
Mitrovicë – Udhëheqës serbë të së ashtuquajturës Bashkësi e komunave serbe të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me politikën e presidentit serb Boris Tadiç ndaj Kosovës.
Në një letër të hapur ata kanë kritikuar presidentin e Serbisë se “ka heq dorë nga Kosova pasi ka lejuar vendosjen e EULEX-it”. Ndërkaq, kanë thënë ata, Qeveria e Serbisë [...]
Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur për RTK-në se, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. “Demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses dhe është verifikuar edhe nga Kombet e Bashkuara” njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme maqedonase, Petar Çulev.
Ai theksoi se, tashmë shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni [...]
Agjencia e lajmeve AP në Beograd bën të ditur se Këshilli i Evropës ka filluar një hetim lidhur me akuzat serbe, sipas të cilave ushtarët shqiptarë kanë rrëmbyer serbë gjatë luftës në Kosovë dhe i kanë shitur organet.
Në librin “Gjuetia e Fundit” , Ish Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, bën të ditur se [...]