Një traget pasagjerësh është mbytur në brigjet e ishujve Tonga në Oqeanin Paqësor, ku rezultojnë të humbur rreth 50 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Trageti ishte duke udhëtuar mes kryeqytetit të arkipelagut Nuku’alofa dhe ishujve të tjerë. Arsyet e mbytjes së tij janë ende të paqarta.
Ne traget gjendeshin 49 pasagjerë dhe 30 anëtarë [...]
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është larguar nga Koreja e veriut bashkë me dy gazetaret amerikane që arriti t’i lironte nga burgu me ndërhyrjen e tij. Largimi i tij u njoftua dhe në televizioni shtetëror koreanoverior.
Zëdhënësi i z. Clinton konfirmoi se ai dhe dy gazetaret, Laura Ling dhe Euna Lee, iishin nisur drejt Los Angelesit, për [...]
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është takuar sot me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Il, gjatë ditës së parë të misionit të tij të papritur në Phenian, për të negociuar lirimin e dy gazetareve amerikane, me ç’rast Kim dhe Clinton kanë zhvilluar “biseda gjithëpërfshirëse” rreth një varg çështjesh, kanë njoftuar mediet shtetërore.
Clinton i ka [...]
Z. Rasmussen tha se trupat ndërkombëtare do të qëndronin në Afganistan për aq kohë sa do të ishte e nevojshme që vendi të mos lejohej të bëhej ’stacioni kryesor i terrorizmit ndërkombëtar’.
Në konferencën e parë për shtyp si kreu i NATO-s të hënën në Bruksel, ai tha se në Afganistan ishin shënuar arritje, por shtoi [...]
Policia australiane ka njoftuar sot se ka parandaluar një komplot terrorist, në kuadër të së cilit një grup i islamistëve nga Somalia, i lidhur me Al Qaidan, kishte planifikuar të invadojë një bazë ushtarake, për të hapur më pas zjarr dhe për të luftuar deri në vrasjen e sulmuesve.
Rreth 400 pjesëtarë të shërbimeve për siguri [...]